Dojna Mema dhe Vlashent Sata po shijojnë prindërimin që pas ardhjes në jetë të Nolan Sol. Çifti nuk nguron që herë pas here të ndajë momente me të birin në rrjetet sociale dhe së fundmi kanë ëmbëlsuar të gjithë me disa poza ku shfaqen duke ushqyer të voglin. Me këtë rast, Dojna i ka dedikuar Vlashentit disa fjalë tejet të bukura ku uron që djali i tyre t’i ngjajë atij.
“Zemra ime kur te rritesh uroj te behesh nje baba si babai yt. Ai ka qene gjithmone aty qe nga dita e pare per te te vendosur ne gjirin tim dhe eshte aty çdo nate krah mamit tend. Ndaj kur ai te ushqen me po te njejten dashuri, mua me mbushet zemra plot”, shkruan Dojna.
View this post on Instagram








