Jennifer Aniston ka folur për përpjekjen për të mbetur shtatzënë përmes IVF (Fertilizimit in vitro). Aktorja, 53-vjeçare, e njohur për rolin e Rachel Green në filmin Friends, tha se kaloi një periudhë të vështirë në fund të të 30-tave dhe të 40-tave, ndërsa ishte nën vëzhgimin e mediave.
“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë”, tha ajo për revistën Allure. “Ishte një rrugë sfiduese për mua, rruga e krijimit të foshnjave”, shtoi aktorja. “Të gjitha vitet dhe vitet e spekulimeve… Ishte vërtet e vështirë”. Aniston vazhdoi duke thënë se nuk pendohet.
“Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: “Ngrini vezët tuaja. Bëjini një nder vetes”. Kështu që ja ku jam sot. Nuk kam çfarë të bëj më”, u shpreh Aniston.








