Prej disa kohësh në media kanë qarkulluar lajme se Arbana Osmanin do e shohim në drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH. E deri më sot moderatorja kishte punuar në qetësi pa bërë zhurmë mbi këtë zhvillim kaq të rëndësishëm në karrierën e saj. Ishte Eduart Grishaj që pak ditë më parë e konfirmoi lajmin ndërsa sot ka thënë fjalën e saj dhe vetë Arbana. Duke e nisur postimin me brengën që nuk ia lanë ta zbulonte vetë e para lajmin, moderatorja konfirmon se këtë vit do drejtojë Festivalin e Këngës në RTSH. Krah fotos së saj dhe skuadrës së profesionistëve që po punojnë me të në këtë projekt, Bojken Lako, Shpëtim Saraçi, Eraldo Rexho dhe Eduart Grishaj, Arbana shprehet e lumtur që ka marrë një përgjegjësi të tillë. Moderatorja e mbyll postimin e saj duke falenderuar drejtuesit e RTSH-së e familjen e saj Top Median.
Postimi i Arbanës: Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.
-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe
Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje
Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.
Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.
Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor
(Special thanks @provideoalbania @iambeati )
View this post on Instagram








