Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kush është milioneri nga Lezha që i ka ofruar jetë luksoze korçares Viola Spiro (FOTOT)

30/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kush është milioneri nga Lezha që i ka ofruar jetë luksoze korçares Viola Spiro (FOTOT)

“Diçka e bukur po vjen” ishte diçitura e fotos që ka postuar aktori Amos Zaharia në rrjetet sociale, pjesë e së cilës janë edhe dy vajzat simpatike të ekranit, Viola Spiro dhe Eva Murati. Fjala është për një projekt të ri televiziv në “Top Channel”, që pritet të rikthejë në televizion dy vajzat, pas shkëputjeve së përkohshme të secilës. Gazetarja e sportit, Viola Spiro, po përgatitet të rishfaqet në ekran pas një pauze të konsiderueshme që nga mbyllja e spektaklit “Dance with me”, ku ishte një nga protagonistet VIP në shown e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Por këto muaj shkëputje nga ekrani, nuk kanë qenë pushim total për bionden simpatike, pasi ajo është komentuar më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik, nga qyteti i Lezhës. Ka qenë Viola ajo që ka dashur ta bëjë të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e ka rrëfyer arsyen pse është detyruar t’ia fshehë portretin të dashurit aktual, me të cilin ka shijuar një tur të vërtetë gjashtëmujor aventurash në të gjitha vendet e Europës. Veshje të shtrenjta, darka luksoze,dhe udhëtime të ëndërruara kanë qenë gjithë këto muaj për Violën, arsyeja pse ajo nuk është shfaqur në ekran duke shijuar në maksimum këtë histori pasioni. Deri tani kanë mundur të dalin vetëm dy- tre foto të çiftit, ku zbulohet portreti i tij, një zeshkan simpatik. Sipas burimeve tona, deri tani ai konsiderohet “princi i kaltër” për Violën, pasi thuhet se është një djalë i pasur, që i bën asaj çdo dëshirë realitet. Ata më shumë preferojnë të udhëtojnë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre, ndaj hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte në “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila është në ditët e saj më të mira me partnerin, mësohet se e ka nisur këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”. Gjatë asaj gare ajo u përfol për një romancë me gazetarin e njohur dhe spikerin e lajmeve, Drini Zeqo, por që e mohoi duke deklaruar se Drinin e kishte thjesht mik, pasi në fakt ishte e dashuruar me një person tjetër, që nuk është pjesë e jetës publike. Gjatë kësaj periudhe, në mediat online u aludua edhe për një tërheqje të Violës nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihet xheloz për punën e saj në televizion. Por, mesa duket, kjo nuk paska qenë e vërtetë, përderisa Violën po e shohim shumë në formë, në provat e projektit më të ri televiziv, detajet e të cilit pritet t’i zbulojnë vetë protagonistët në ditët në vazhdim. Edhe pse e nisi si velinë karrierën e saj televizive, duket se Viola do të ecë në këtë fushë pasi shquhet për protagonizmin e saj dhe natyrën e fortë në përballjet e saj televizive. Gjatë sezonit të kaluar ajo u komentua për sherret publike me një nga anëtarët kontraversë të jurisë së spektaklit të kërcimit, Robert Aliajn. (Panorama)





image_28

i dashuri violes (1)


372cab7708ba36209b7d01f64c41d27e

Tags: i dashurimilionerViola Spiro
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
Ndryshimi drastik i Morena Tarakut, kthehet në një super bionde (FOTO+VIDEO)

Ndryshimi drastik i Morena Tarakut, kthehet në një super bionde (FOTO+VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera