Emily Ratajkowski ka folur për humbjen në peshë që pësoi së fundmi, të cilën e përshkroi si “vërtet të frikshme”.
“Kur nuk jam shumë mirë, humbas shumë peshë”, tha ajo në podkastin e saj “High Low”. “Rashë deri në 100 paund (45kile) kohët e fundit dhe ishte vërtet, shumë e frikshme”, u shpreh modelja.
EmRata vazhdoi duke thënë se që atëherë ajo ka shtuar peshë dhe po ndihet më e shëndetshme fizikisht dhe mendërisht.
“Për mua, (rritja në peshë) është një ndryshim i madh dhe kështu e di se jam e lumtur”, shtoi ajo.
Edhe pse nuk u fut në arsyet që e shkaktoi rënien e saj në peshë, Emily Ratajkowski ka pasur një vit padyshim stresues. Në korrik, 31-vjeçarja njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh, producenti i filmit Sebastian Bear-Mcclard.