Gjykata në Kaliforni ka dënuar me 21 vite burg një nga personat e akuzuar për vjedhjen e qenve të këngëtares Lady Gaga. Xhejms Haurd Xhekson pranoi në gjykatë se i kishte shkaktuar lëndime të mëdha, Rajan Fisher i cili është kujdestar i qenve të artistes. Xhekson ishte një nga pesë të dyshuarit, katër prej tyre të identifikuar nga autoritetet si anëtarë të njohur të një bande të arrestuar në lidhje me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Gaga-s dhe grabitjen e dy kafshëve të saj shtëpiake më 24 shkurt 2021.








