Roza Lati është një prej personazheve më të komentuar të showbizit shqiptar. Së fundmi, ajo u përfol se do të ishte pjesë e “Big Brother VIP 2”. Por kjo nuk është e vërtetë dhe këtë e ka thënë vetë ajo.
Roza ka publikuar një video në TikTok-Instagram ku bën të ditur se nuk ka marrë asnjë ftesë deri më tani nga BBV dhe më pas theksoi se nuk do jetë pjesë e këtij reality-show.
“Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë “PO” spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh. Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e “Big Brother VIP 2″ sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana”, ka thënë ajo.