Leonora Jakupi është një nga artistet më të njohura të industrisë muzikore.
Përpos karrierës, fansat kanë qenë kuriozë nëse është dikush në jetën e saj.
Leonora ka konfirmuar kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por nuk është shfaqur asnjëherë publikisht me partnerin.
Së fundmi e ftuar në një emision në Kosovë, ajo ka ndarë një detaj interesant nga jeta e saj sentimentale.
Leonora u shpreh se ndoshta në vitin 2023 do të kemi një dasmë prej saj.
A është 2023-shi viti i dasmës tënde?
Se di a do ketë dasmë, por po them po.









