Juria profesioniste dhe juria e medias e Festivalit të Këngës në RTSH kanë zgjedhur 5 këngët finaliste nga artistët e rinj, të cilët do i bashkohen 16 emrave të këngëtarëve të afirmuar të muzikës në finalen e 22 dhjetorit.
5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajna Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono.
Më poshtë lista e plotë me artistët finalistë dhe këngët pjesëmarrëse:
1.Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
2.Albina Kelmendi – Duje
3.Elsa Lila – Evita
4.Enxhi Nasufi – Burrë
5.Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
6.Evi Reçi – Ma kthe
7.Fabian Basha – Një gotë
8.Fifi – Stop
9.Franc Koruni – Në pritje
10.2Farm – Atomike
11.Genti Hoxha – Ajër
12.Gjergj Kaçinari – Dje
13.LYNX – Nëse ke besim
14.Manjola Nallbani – Duaj
15.Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
16.Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
17.Rezarta Smaja – N’Eden
18.Rovena Dilo – Motit
19.Serxhio Hajdini – Vështirë
20.Urban Band – Në çdo hap
21.Vanesa Sono – Aroma jonë
Sot do të mbahet nata e tretë e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kjo natë ka rezervuar shumë emocione. Në mbrëmjen e sotme, këngëtarët pjesëmarrës të festivalit do të performojnë në bashkëpunim me artistë të mirënjohur të skenës, duke dhuruar për publikun e gjerë një spektakël të paharrueshëm.