Shuplaka që Will Smith i dha Chris Rock -ut në ceremoninë e Oscar 2022, duket se do t’i kushtojë karrierën. Edhe pse aktori priste që filmi i tij i ri “Emancipimi” ta ndihmonte të rimëkëmbej në industrinë e filmit dhe të kthehej në qendër të vëmendjes, ka ndodhur pikërisht e kundërta.
Shakaja e Rock-it për gruan e Smith, Jada Pinkett, e cila vuan nga alopecia areata, në skenën e Oscars e shtyu aktorin të ngrihej nga vendi dhe të godiste me shuplakë humoristin para publikut.
Tani, ai ende po përballet me pasojat e veprimeve të tij. Edhe pse ai e konsideron filmin e tij të ri një “kryevepër”, audienca dhe kritika duket se nuk ndajnë të njëjtin mendim.
Sipas informacioneve, fitimet e filmit në arkat botërore janë zhgënjyese. Prodhimi ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe deri më tani arkëtimet nuk arrijnë më shumë se 3 mijë dollarë. Sigurisht që nuk ka asnjë mundësi që filmi të jetë i nominuar për Golden Globes.
I njëjti botim thotë se Will Smith është vërtet i zhgënjyer dhe i trishtuar kur sheh se çfarë ka arritur po i shembet para sysh.








