Viti për Dashin nis mbarë, sepse në janar mbaron retrograda e planetit tuaj sundes Marsit! Ju do të filloni Vitin e Ri duke u ndjerë gati për të bërë plane e për të takuar njerëz. 2023 do të jetë një vit ndryshimesh të pamatshme. Gjithçka fillon në mars, kur Saturni do të ridrejtojë vëmendjen tuaj drejt shërimit të brendshëm dhe do t’ju detyrojë të mësoni se si të largoheni dhe t’i dorëzoheni asaj që nuk është në kontrollin tuaj. Nga marsi, Plutoni dëshiron që ju të shfrytëzoni aftësinë tuaj për të qenë lider për komunitetin tuaj. Marsi është gjithashtu koha kur planeti Mars më në fund do të hyjë në zonën tuaj të shtëpisë dhe familjes, duke ju inkurajuar të mbroni atë që ka më shumë rëndësi për ju. Jeta do të fillojë me të vërtetë të përshpejtohet për ju rreth muajit prill. Kjo është koha kur do të ndodhë një eklips. Kur një eklips po ndodh në shenjën tuaj, bota juaj mund të ndryshojë kur nuk e prisni! Në kohën kur një eklips tjetër ndodh në maj, do të lini mënjanë çdo gjë që ju ka bllokuar rrugën drejt bollëkut dhe suksesit. Nga maji mund të keni një rritje të madhe në para, të ardhura dhe fitime të papritura! Duke qenë se Jupiteri përputhet me Plutonin, mund të zbuloni se mund t’ju duhet të ndryshoni planet tuaja në mënyrë që të arrini atje ku dëshironi të jeni. Në korrik, do të filloni një proces të vetë-zbulimit që ndryshon gjithçka për mirë. Megjithatë, jeta juaj e dashurisë mund të jetë një burim drame nga korriku deri në shtator. Kjo është koha kur Afërdita shkon retrogradë, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të pavlerësuar. Lëreni këtë periudhë t’ju ndihmojë të zgjidhni atë që ju duhet. Një eklips tjetër në tetor, mund t’ju bëjë gati për një lloj të ri partneriteti. Nga dhjetori 2023, Mërkuri do të kthehet në retrogradë, duke sjellë disa nga të njëjtat tema që pushtuan jetën tuaj gjatë fundit të vitit 2022. Megjithatë, në vend që të bëni të njëjtat gabime, do t’ju jepet një shans për të bërë një zgjedhje ndryshe./revistawho.com
Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë