Fjoralba Ponari dhe Einxhel Shkira kanë një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën.
Më 12 dhjetor të këtij viti Einxheli dhe Dj Dagz u bekuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre Trev. Sigurisht për teze Fjoralbën emocionet janë të shumta. Së fundmi ajo ka bërë një dedikim emocionues ndaj bebushit.

“Një dashuri kaq të madhe në trup aq të vockël! Trev do më kesh gjithmonë krah në çdo sfidë që jeta do të të vërë përpara”, ka shkruar ajo në “Instastory”.








