Dashi – Viti për Dashin nis mbarë, sepse në janar mbaron retrograda e planetit tuaj sundes Marsit! Ju do të filloni Vitin e Ri duke u ndjerë gati për të bërë plane e për të takuar njerëz. 2023 do të jetë një vit ndryshimesh të pamatshme. Gjithçka fillon në mars, kur Saturni do të ridrejtojë vëmendjen tuaj drejt shërimit të brendshëm dhe do t’ju detyrojë të mësoni se si të largoheni dhe t’i dorëzoheni asaj që nuk është në kontrollin tuaj. Nga marsi, Plutoni dëshiron që ju të shfrytëzoni aftësinë tuaj për të qenë lider për komunitetin tuaj. Marsi është gjithashtu koha kur planeti Mars më në fund do të hyjë në zonën tuaj të shtëpisë dhe familjes, duke ju inkurajuar të mbroni atë që ka më shumë rëndësi për ju. Jeta do të fillojë me të vërtetë të përshpejtohet për ju rreth muajit prill. Kjo është koha kur do të ndodhë një eklips. Kur një eklips po ndodh në shenjën tuaj, bota juaj mund të ndryshojë kur nuk e prisni! Në kohën kur një eklips tjetër ndodh në maj, do të lini mënjanë çdo gjë që ju ka bllokuar rrugën drejt bollëkut dhe suksesit. Nga maji mund të keni një rritje të madhe në para, të ardhura dhe fitime të papritura! Duke qenë se Jupiteri përputhet me Plutonin, mund të zbuloni se mund t’ju duhet të ndryshoni planet tuaja në mënyrë që të arrini atje ku dëshironi të jeni. Në korrik, do të filloni një proces të vetë-zbulimit që ndryshon gjithçka për mirë. Megjithatë, jeta juaj e dashurisë mund të jetë një burim drame nga korriku deri në shtator. Kjo është koha kur Afërdita shkon retrogradë, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të pavlerësuar. Lëreni këtë periudhë t’ju ndihmojë të zgjidhni atë që ju duhet. Një eklips tjetër në tetor, mund t’ju bëjë gati për një lloj të ri partneriteti. Nga dhjetori 2023, Mërkuri do të kthehet në retrogradë, duke sjellë disa nga të njëjtat tema që pushtuan jetën tuaj gjatë fundit të vitit 2022. Megjithatë, në vend që të bëni të njëjtat gabime, do t’ju jepet një shans për të bërë një zgjedhje ndryshe.
Demi – Jeni lodhur duke pritur me durim suksesin? Horoskopi juaj i vitit 2023 thotë se jeni të përgatitur mirë që fati të kthehet në anën tuaj, sepse do e kaloni këtë vit duke rindërtuar veten. Sapo Marsi retrograd të përfundojë në janar, ai do të vendoset në zonën tuaj të vetëbesimit, duke ju shtyrë të luftoni për nevojat tuaja dhe të grumbulloni më shumë pasuri me fillimin e Vitit të Ri! Nëse mendonit se viti 2022 ishte një kohë transformuese, prisni derisa të shihni se çfarë ka planifikuar 2023 për ju. Nga marsi, Saturni do të kalojë kohë duke ripunuar zonën tuaj të komunitetit dhe shoqëritë deri në vitin 2025. Mund ta gjeni veten duke u larguar nga grupet e miqve që nuk janë më për ju, duke vendosur kufij më të fortë në jetën tuaj shoqërore. Sapo Plutoni të hyjë në zonën tuaj të karrierës dhe marrëdhënieve me publikun në mars ku do të qëndrojë deri në vitin 2043, ju mund ta gjeni veten në majën e një niveli të madh fuqie dhe suksesi. Megjithatë, mbani mend se me fuqi të madhe vjen përgjegjësi e madhe! Nga marsi, planeti Mars do të aktivizojë zonën tuaj të komunikimit dhe vetë-shprehjes dhe do t’ju shtyjë të sillni fuqi në mendimet tuaja. Ju mund ta gjeni veten duke hequr dorë nga ajo që nuk është më detyra juaj për të mbajtur deri në prill. Një eklips në Prill, do t’ju inkurajojë të falni veten dhe të largoni fajin nga ndërgjegjja juaj. Një moment kulmor shpaloset në maj, kur një eklips ju sjell një të papritur. Përgatituni që fati të arrijë në pragun tuaj, sepse universi po ndërhyn në jetën tuaj dhe po heq çdo gjë që qëndron mes jush dhe potencialit tuaj më të lartë. Kur planeti i fatit, Jupiteri të hyjë në Dem më 16 maj, ai do të veprojë si një mentor magjepsës. Mos bëni gabim sepse Jupiteri do t’ju kthejë në veten tuaj më të mirë. Dhe ndërsa Jupiteri përballet me Plutonin, ju mund të përballeni me një rritje të papritur të famës. Venusi, planeti juaj sundues shkon retrogradë nga korriku deri në shtator. Është koha për të ndërtuar një shtëpi që jo vetëm të duket si shtëpi, por të ndihet si dashuri. Finalja e madhe e përvojës suaj të vitit 2023 mbërrin në tetor, kur një eklips hënor ju përgatit për të bërë ndryshime në jetën tuaj të dashurisë dhe në jetën shoqërore. Mund të jetë koha për t’u thënë lamtumirë disave dhe të përshëndesni të tjerë.
Binjakët – A jeni ndjerë të frustruar dhe të neglizhuar? Mos u shqetësoni, sepse horoskopi juaj i 2023 thotë se gjërat do duken më mirë se këtë vit që po lëmë pas. Ju keni shpenzuar kohë me veten tuaj dhe tani, është koha për t’i treguar botës se kush jeni! Në mars, do të jeni në prag të një epoke krejt të re. Në mars, Saturni do vendos ligjin në zonën tuaj të pozitës dhe reputacionit shoqëror për dy vitet e ardhshme. Është koha për të punuar drejt një qëllimi më të lartë. Mos bëni gabime, 2023 është viti që do të filloni të shkruani një histori për të cilën do të mbaheni mend gjithmonë. Do të motivoheni për të rritur të ardhurat tuaja dhe për të forcuar themelet tuaja. Një eklips në prill, mund të jetë shkëndija që ju frymëzon të krijoni. Më pas në maj mund ta gjeni veten duke u detyruar të gjeni ekuilibrin midis dëshirës për të qëndruar produktiv dhe nevojës për pushim. Mund të vëreni një ndryshim të fortë që shpaloset ndërsa Jupiteri aktivizon zonën tuaj të spiritualitetit. Ndërsa Jupiteri kalon pjesën tjetër të vitit duke sjellë vëmendjen tuaj në botën tuaj të brendshme, ju mund të kuptoni realitetin. Mund të detyroheni të hiqni dorë nga një këndvështrim në favor të një mundësie të re. Hiqni dorë nga besimet e ngurta që kufizojnë potencialin tuaj. Nga korriku deri në shtator, mund të vëreni tendosje në marrëdhëniet tuaja të përditshme, duke ju detyruar të identifikoni se çfarë thuhet dhe çfarë nuk thuhet. Retrograda e Mërkurit nga gushti deri në 15 shtator, do të tërheqë vëmendjen tuaj ndaj çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura që mbeten të lënë pas dore në shtëpi. Tetori mund të jetë fillimi i një lidhjeje dashurie që do të ndryshojë jetën. Pavarësisht nëse jeni duke u dashuruar me një person ose një ide krijuese për të cilën nuk mund të ndaloni së ndjeri i frymëzuar, zemra juaj po shërohet në mënyra që nuk e kishit imagjinuar kurrë. Një eklips në tetor do jetë koha kur mund të ndiheni gati për të hequr qafe dhimbjen që keni mbartur.
Gaforrja – Këtë vit, ju po testoni kufijtë tuaj dhe po punoni drejt një mençurie më të madhe. Horoskopi juaj për 2023 thotë se po mësoni shumë këtë vit dhe mund ta gjeni veten duke kapërcyer disa nga frikat tuaja. Do ndiheni të frymëzuar për të ndërmarrë veprime, për të hequr qafe inatet dhe pakënaqësitë e vazhdueshme. Gjithashtu do ta keni më të lehtë të krijoni harmoni me ata përreth jush. Ky vit është një vit kulmor. Nga marsi, Saturni do t’ju mësojë se si të keni më shumë disiplinë në praktikën tuaj dhe bindje në besimet tuaja. Mund ta gjeni veten duke përdorur aftësinë tuaj për të qenë një feniks që ngrihet nga hiri. Disa gjëra mund të përfundojnë, por gjëra më të mira do të fillojnë. Planeti Mars do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhënë një nxitje energjie, qëndrueshmërie dhe motivimi. Prilli do t’ju sjellë në një udhëkryq në karrierën tuaj, pasi kjo është koha kur ndodh një eklips. Është koha për të hequr dorë nga ëndrrat dhe projektet në rrugë qorre. Në maj kur të ndodhë një tjetër eklips, mund të ndiheni gati për të ndjekur atë që jeni vërtet të pasionuar! Përgatituni që jeta juaj shoqërore të zgjerohet në mënyra që nuk e keni imagjinuar kurrë. Prisni të krijoni lidhje të reja dhe miq të rinj! 2023 është viti kur mund të bëni një emër për veten tuaj. Megjithatë, nga shtatori, fundi i verës do t’ju detyrojë të rishikoni zakonet tuaja të shpenzimeve. Ka një ndryshim të madh midis asaj që dëshironi dhe asaj që ju nevojitet vërtet! Një eklips në tetor sjell ndryshim në shtëpinë tuaj. Nga vini nuk dikton se ku do të shkoni, por kthimi në rrënjët tuaja mund t’ju mësojë më shumë për forcat tuaja të brendshme.
Luani – Gjithçka fillon në janar kur pasi të rivlerësoni se me kë dhe me çfarë doni të rrethoheni, do jeni gati për të ecur përpara me qëllimet tuaja më të larta. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se viti 2023 do të jetë i lehtë. Ky vit do ndryshojë dinamikën e fuqisë në jetën tuaj. Nëse keni qenë të dominuar dhe të shtypur, është koha të ngriheni për veten tuaj dhe të vendosni kufijtë e nevojshëm. Marrëdhëniet tuaja do ta ndiejnë këtë transformim më së shumti, veçanërisht nga marsi. Plutoni do të shkundë partneritetet tuaja dhe do të çojë në disa të tjerë të rëndësishëm që ndryshojnë jetën. Ndërsa viti nis, ju mund ta gjeni veten më introspektivë, meditues dhe të gatshëm për të përqafuar shërimin. Ndërsa nga prilli deri në maj mund ta gjeni veten duke rimenduar atë që dëshironi të bëni me jetën tuaj. Një eklips në prill ju sjellë në prag të një kapitulli krejtësisht të ri në jetën tuaj private dhe shtëpiake. Megjithatë, ndikimi i Jupiterit mund të bëjë që në maj të kaloni shumë kohë larg shtëpisë. Instinktet tuaja të punës mund të fillojnë, por në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në rezultate të mëdha! Suksesi juaj profesional mund të çojë në disa miq xhelozë dhe ndoshta edhe disa që ju urrejnë, por kjo është shpesh një pasojë e natyrshme e arritjes së suksesit. Grindjet e vogla dhe drama e pakuptimtë nuk ia vlen për kohën tuaj. Nga korriku deri në 3 shtator, kaloni kohë duke njohur se kush jeni në të vërtetë dhe zbuloni mënyra të reja për ta dashur veten. Megjithatë, Venusi do jetë retrogradë dhe shpesh mund të përfshijë një varfërim të romancës, kështu që mos u bëni të ashpër me veten nëse nuk ndiheni aq magjepsës si zakonisht. Në kohën kur të ketë mbaruar, dashuria juaj për veten do të thellohet në mënyra që e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë pa hezitim. Kur një eklips tjetër të ndodhë në tetor, mund ta gjeni veten duke hequr dorë nga një angazhim profesional në favor të një tjetri. Nëse jeni të detyruar të filloni një rrugë tjetër karriere, besoni në atë që universi ka planifikuar.
Virgjëresha – Horoskopi juaj për vitin 2023 thotë se jeni gati për të arritur një pikë kthese në karrierën tuaj. Viti i Ri fillon me Marsin retrogradë që do të thotë se planeti do të rinovojë ndjenjën tuaj të ambicjes dhe përkushtimit ndaj qëllimeve tuaja të karrierës. Në fillim të shkurtit do të vini re se disponimi juaj fillon të rritet dhe një dëshirë për t’u kthyer në ndjeshmëritë tuaja artistike. 2023 mund të jetë një vit i zhvillimeve të mëdha në marrëdhënie. Saturni do t’ju detyrojë të bëheni më realistë për mënyrën se si funksionon dinamika e marrëdhënies suaj. Për dy vitet e ardhshme, Saturni do t’ju inkurajojë t’i jepni përparësi angazhimeve afatgjata njerëzore që kanë fituar vërtet besimin tuaj. Këtë vit, do mësoni më shumë se si të bëheni më efikas dhe të qëllimshëm për aktivitetet tuaja të përditshme. Nga marsi do jetë një kohë e përkryer për të përqafuar shpirtin tuaj të ekipit dhe për t’u bërë më të fuqishëm në numër. Në prill mund ta gjeni veten duke vendosur kufij dhe duke mbrojtur energjinë tuaj. Nëse keni dhënë shumë dhe keni marrë shumë pak, është koha për të rimarrë kontrollin e asaj që është e juaja. Një eklips në 5 maj, mund t’ju sjellë një bisedë që ndryshon gjithçka (veçanërisht nëse është me një motër/vëlla, një fqinj ose një mik të ngushtë). Në maj Jupiteri ju sjellë një nxitje pozitiviteti, optimizmi dhe bollëk. Mund ta gjeni veten duke udhëtuar larg shtëpisë! Shihni botën dhe mësoni gjëra të reja. Madje mund të zbuloni se aventurat tuaja jashtë vendit çojnë në mundësi pune. Nga korriku deri në shtator do të zmbrapseni nga skena sociale. Madje mund të pajtoheni me sekretet që mbeten të pathëna mes jush dhe njerëzve të caktuar në jetën tuaj, duke ndriçuar një shtresë më të thellë të së vërtetës. Do të kaloni fundin e verës duke parë më nga afër se kush jeni, si ndiheni dhe çfarë përfaqësoni. Në tetor mund ta gjeni veten duke lënë një ide në favor të një ideje tjetrër. Jepini vetes hapësirë për t’u rritur.
Peshorja – Horoskopi juaj i 2023 thotë se ky mund të mos jetë viti më i lehtë, por do të japë rezultate të bukura. Do të filloni të rifitoni një ndjenjë më të thellë rehatie dhe përkatësie emocionale. Viti 2023 do të jetë një vit me shumë sfida, por edhe mundësi për suksese të mëdha. Do të ndjeni presionin për të kultivuar një rutinë të shëndetshme dhe produktive. Në mars do hyni në një periudhë të jetës suaj që karakterizohet nga krijimi dhe prodhimi intensiv artistik. Kryevepra juaj e radhës është në punë! Do jeni në gjendje të bëni disa gjëra të pamundura këtë vit. Mund të hyni në një kapitull krejtësisht të ri të jetës suaj pasi një eklips hënor ndodh. Ndërsa mund t’i thoni lamtumirë një personi, po krijoni gjithashtu hapësirë që dikush tjetër të hyjë në jetën tuaj. Dhe nëse tashmë jeni në një lidhje, kjo mund të çojë në angazhime edhe më të mëdha. Në maj do e ulni vigjilencën tuaj dhe do lejoni veten të jeni të pambrojtur. Viti 2023 do të jetë një vit i thellimit të dashurisë që jeni të gatshëm të ndani, por edhe forcimit të kufijve tuaj që jeni gati të ngrini. Vetëm mos harroni të mbroni paqen tuaj (dhe zemrën tuaj). Nga korriku deri në shtator, qëndrimi juaj ndaj disa grupeve shoqërore mund të fillojë të ndryshojë, veçanërisht nëse e keni rrethuar veten me njerëz jo frymëzues. 2023 është viti kur rrit standardet në dashuri dhe miqësi, Peshore. Për ju fillon një kapitull krejtësisht i ri në tetor dhe mund ta gjeni veten duke hyrë në një fazë të jetës që është dukshëm e ndryshme nga ajo në të cilën keni qenë më parë.
Akrepi – A ndiheni sikur keni duruar shumë budallallëqe nga njerëzit kohët e fundit? Horoskopi juaj i 2023 thotë se ky do të jetë viti kur filloni të merrni përsipër sundimin e jetës suaj! Marsi planeti juaj në pushtet ka qenë në retrogradë për pesë muajt e fundit dhe nga janari, ai do të shkojë drejtpërdrejt duke forcuar autoritetin mbi jetën tuaj. Viti 2023 do të jetë viti që do të përsosni marrëdhënien tuaj me dashuri, kreativitet dhe vetë-shprehje. Për dy vitet e ardhshme, Saturni do t’ju detyrojë të merreni seriozisht me përpjekjet tuaja artistike. Është koha për të ndryshuar kuptimin tuaj për argëtimin, sepse ndërsa piqeni, rriten edhe interesat tuaja. Megjithatë, nga prilli deri në maj, mund të jeni në terren të paqëndrueshëm në marrëdhëniet tuaja. Ky retrograd i veçantë do t’ju detyrojë të zgjidhni konfliktet e vazhdueshme dhe të mbyllni çështjet me ish-at. Në kohën kur ndodh një eklips, në maj, mund të jeni gati të mbyllni një histori në favor të fillimit të historisë tjetër. Marrëdhëniet tuaja u përkeqësuan vitin e kaluar, por Jupiteri këtë vit do të sjellë emocione të reja për miqtë tuaj më të mirë dhe partnerët e ngushtë romantikë. Në korrik do keni motivimin dhe njohuritë për të punuar më shumë dhe më me zgjuarësi. Megjithatë, nga korriku deri në shtator, mund të detyroheni të rimendoni atë që dëshironi të arrini vërtet. Mund të ndiheni sikur përpjekjet tuaja janë nënvlerësuar, duke ju shtyrë të rilidheni me çdo gjë që ju tërhoqi në këtë zgjedhje karriere në radhë të parë. Një eklips në tetor tregon një tranzicion të madh në marrëdhënie, ndaj bëhuni gati për një dashuri që është krejt e re ose që po bëhet më e fortë.
Shigjetari – Viti i kaluar ju bëri shumë presion mbi marrëdhëniet tuaja dhe kjo është arsyeja pse do t’ju pëlqejë ajo ç’ka për të thënë horoskopi juaj i 2023. Kur Marsi në janar të përfundojë retrogradën niveli i zhgënjimit që ndjeni në marrëdhëniet tuaja do të ulet. Në fakt, mund të ndiheni gati për të hyrë në të njëjtën faqe me këdo me të cilin nuk keni qenë dakord. Marsi do të jetë një muaj me shumë ndryshime. Gjithçka fillon më 7 mars, kur tranziti i Saturnit mund t’ju detyrojë të përballeni me realitetin e konflikteve me njerëzit e afërt. Mund t’ju inkurajojë gjithashtu që të merrni një qasje më të pjekur në jetën tuaj personale. Do fitoni një ndjenjë më të thellë qartësie kur bëhet fjalë për faktet dhe detajet. Do përdorni aftësinë tuaj jo vetëm për të dominuar një situatë, por për të pasur një vizion drejt një qëllimi specifik. Në prill mund të ndiheni të mbështjellë në një lidhje dashurie të stuhishme. Një eklips në maj, do t’ju inkurajojë të bëni paqe me çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën tuaj. Nuk ka pse t’ju pengojë nga rritja juaj. Nga maji mund të shfaqen dhe disa shpërqendrime sfiduese. Lëreni t’ju motivojë të vendosni kufij. Do e kaloni 2023 duke u shprehur dhe duke përmbushur dëshirat tuaja romantike. Mund të takoni dashurinë tuaj të vërtetë, të prodhoni kryeveprën tuaj të radhës artistike apo edhe të bëheni prind! Megjithatë, ndërsa Venusi është retrogradë nga korriku deri në shtator, e gjithë perspektiva juaj e dashurisë dhe lumturisë është ende subjekt ndryshimi. Kur një eklips i hënës ndodh në tetor fillon një kapitull i ri dhe viti mund të përfundojë me një vizion të ri në mendjen tuaj.
Bricjapi – Mos u shqetësoni, por horoskopi juaj i 2023 fillon me një energji të ngarkuar. Venusi krijon një lidhje me Plutonin në ditën e Vitit të Ri, gjë që mund të çojë në disa emocione intensive dhe fillime të reja dramatike. Në shkurt do të jeni në një pozicion shumë më të fortë për të marrë vendime në emër të vetes. Jepini vetes kohë për të dëgjuar nevojat tuaja dhe për të dëgjuar zërin tuaj të brendshëm. Mund të prisni ndryshime shpirtërore marramendëse që fillojnë të shpalosen gjatë muajit mars. Saturni planeti juaj në pushtet do t’ju inkurajojë të thoni mendimin tuaj me integritet dhe të merrni përgjegjësinë për atë që thoni (dhe atë që nuk thoni). Përgatituni sepse shumë para do të vijnë dhe shumë do të shkojnë. Mësoni si të ndërtoni pasurinë tuaj, jo vetëm si ta shpenzoni atë. Marsi mund të sjellë konflikte të vazhdueshme dhe të gjithë debatojnë herë pas here; megjithatë, jo të gjitha argumentet ia vlejnë. Ju mund ta gjeni veten duke lëvizur në një vend të ri ose duke mirëpritur një anëtar të ri të familjes deri në prill. Një eklips do ju detyrojë të përqafoni një epokë të re në jetën tuaj personale. Mund ta gjeni veten duke krijuar një lidhje më të fortë me kolegët. Ky vit ka potencialin për të qenë shumë romantik dhe intensivisht krijues. Jupiteri do të sjellë bollëk, duke ju inkurajuar që të doni veten. Në korrik do forconi dinamikën e familjes dhe ktheheni në rrënjët tuaja. Në vend që të kërkoni justifikime, merrni gjërat në dorë dhe filloni të manifestoni jetën personale që keni dashur gjithmonë. Nga korriku deri në shtator do çliroheni nga modelet toksike në jetën tuaj të dashurisë. Një eklips në tetor shtron bazat për një fillim të ri në sektorin tuaj të karrierës. Mund ta gjeni veten duke hequr dorë nga disa përgjegjësi dhe angazhime të lidhura me punën. Jeni gati të krijoni hapësirë për një epokë të re në jetën tuaj profesionale.
Ujori – Me nisjen e 2023-shit, do të filloni të ndiheni më të frymëzuar dhe të gatshëm për të ndjekur çfarëdo që jeni të pasionuar. Muaji më i rëndësishëm i vitit do të jetë marsi. Do merrni frymë lehtësisht, sepse keni kapërcyer sfidat e shumta që ju ka sjellë Saturni. Do përmirësoni veten në mënyra që nuk e kishit menduar kurrë se mundeni. Plutoni do ju japë një mision të rëndësishëm, që është të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. Ndërkohë që ju përqafoni zbulimet e vetvetes dhe një ndjenjë të rinovuar pavarësie, Mërkuri do shkojë retrogradë nga prilli deri në maj. Kjo do t’ju detyrojë të korrigjoni problemet që ju presin pas dyerve të mbyllura, qoftë kjo duke zgjidhur çështjet me të afërmit apo duke organizuar rrëmujën në dollapin tuaj. Jeni duke u përgatitur për një epokë të re emocionuese në karrierën tuaj. Mos u shqetësoni për përgatitjen, sepse jeni mëse gati për atë që vjen! Muaji maj do të sjellë dashuri dhe bollëk në jetën tuaj personale dhe hapësirën tuaj të shenjtë. Megjithatë, mund të detyroheni të kërkoni pavarësinë tuaj nga të afërmit që nuk ju japin hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur. Në korrik do keni një nxitje produktive. Këtë vit, do mësoni se si të shpreheni dhe t’i jepni kuptim asaj që thoni. Nga korriku deri në 3 shtator, Venusi do të jetë si një dritë zbuluese në marrëdhëniet tuaja. Kaloni kohë duke ndrequr zemrën e thyer dhe duke mësuar nga gabimet tuaja. Gjërat përshpejtohen përsëri në tetor, kur një eklips do t’ju bëjë ta gjeni veten duke zgjidhur më shumë probleme në shtëpi dhe duke shëruar dinamikën e familjes suaj. Deri në fund të vitit do keni bërë një hap të madh drejt vërtetimit të vetes.
Peshqit – Horoskopi juaj i vitit 2023 thotë se jeni duke u përgatitur për një vit me momente të rëndësishme. Në kohën kur fillon viti 2023, ju do t’i keni mbijetuar një sezoni kaotik festash, por kjo do të marrë fund në 12 janar, kur Marsi ju drejton dhe ju inkurajon të gjeni një zgjidhje për çështjet që ju kanë pritur në shtëpi. Deri në 7 mars, Saturni do të hyjë në shenjën tuaj dhe është koha të jepni më të mirën dhe të pranoni kritikat kur e meritoni. Plutoni transformues do të ripunojë zonën tuaj të spiritualitetit dhe jo vetëm që jeni gati të përdorni një burim të thellë energjie, por gjithashtu do zhyteni thellë në marrëdhënien tuaj me veten. Në prill mund të përgatiteni për një ndryshim në statusin tuaj financiar, pasi ndodh një eklips që ndikon në zonën tuaj të të ardhurave. Jo vetëm që po sajoni mënyra të zgjuara për të sjellë më shumë të ardhura, por gjithashtu po rishikoni atë që ju sjell besim dhe përmbushje. Në maj mund të jeni në prag të një udhëtimi larg. Është koha të shikosh botën. Jupiteri do ju bëjë të ndiheni intelektualisht kurioz dhe akoma më pjellor me idetë tuaja. Mund të zbuloni se disa nga idetë tuaja burojnë nga thellësitë e brendshme. Dëgjoni intuitën tuaj këtë vit, sepse nuk do t’ju çojë në rrugë të gabuar. Nga korriku deri në shtator, mund ta gjeni veten të ndiheni të shkëputur nga detyrat tuaja. Mund të jeni të detyruar të përmirësoni rutinën tuaj dhe ta bëni atë pak më interesante. Marrëdhëniet tuaja do t’i nënshtrohen një ndryshimi nga gushti deri në 15 shtator. Përgatituni të kuptoni se çfarë nuk funksionon në dinamikën tuaj. Muaji tetor është i mbushur me eklipse. Ndjenjat tuaja ndaj dikujt mund të ndryshojnë, duke ju shtyrë t’i besoni më tej ose të vendosni kufijtë e nevojshëm. Në tetor mund ta gjeni veten duke kultivuar një ide që askush tjetër nuk e ka menduar. Mos bëni asnjë gabim sepse do jeni një burim i pafund intelekti dhe gjenialë.
Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë – Revistawho.com