Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ermira Mehmeti tregon të vërtetën e përgjimit erotik

02/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ermira Mehmeti tregon të vërtetën e përgjimit erotik

Politika shpesh konsiderohet si një xhungël, ku më i forti arrin t’i mbijetojë pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj. Përjashtim nuk bëjnë as femrat. E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së, e cila është një nga dy femrat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë.





Rreth një muaj më parë u publikua një përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe një zyrtari të lartë të BDI-së, zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë një përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuar.

Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”.


“Unë kam bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë treguar se bëhet fjalë për një montim zërash. Janë ngjitur disa përgjime dhe është futur mes tyre edhe zëri im për t’i dhënë më shumë besueshmëri. Aktualisht ka një proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi më i pavarur i hetimit në Maqedoni dhe nuk dua të ndërhyj më tepër sepse dëmtoj hetimet. Është një konspiracion të rrezikshëm nga ata që duan të dëmtojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos një politikane femër shqiptare. Në një situatë ku ka rënë sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gjë tjetër përveçse konspiracioneve të tilla. çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmëritë e opinionit. Ka qenë një goditje e rëndë.

Qëllimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën maqedonase pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Mendoj se është taktikë ose skenar që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretituar një person publik”, tregon deputetja. Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj: “Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira është se dolëm nga kjo histori edhe më të fuqishëm, më të bashkuar, për zhgënjimin e atyre që donin të më lëndonin”. “Unë kam marrë 3 kërcënime, për fat të keq edhe nga shqiptarë, që tregon se krimi tejkalon barrierat etnike. Bëhet fjalë për njerëz që kanë histori me drejtësinë. Dua ta mbyll këtë histori që më ka lënduar, por nuk më ka rrënuar. Kam mësuar se është detyrë e imja që të ngrihem dhe të vazhdoj jetën dhe veprimtarinë time politike. Ua kam borxh votuesve të mi dhe familjes sime”, shtoi Ermira Mehmeti

Tags: ermira mehmeti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
Next Post
Linda Halimi tashmë zotëron të pasme shumë seksi (FOTO)

Linda Halimi tashmë zotëron të pasme shumë seksi (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera