Projekti më i ri nga artistja e madhe e skenës sonë, Aurela Gaçe do të jetë një këngë tradicionale jugu shumë të ndjerë. Aurela ka vendosur që këtë këngë t’ia kushtojë qenies më të shtrenjtë në jetën e çdonjërit, nënës. “Doja t’i kushtoja nënës një këngë… e mund të zgjidhja çdo lloj rryme muzikore, por nuk di pse shpirti fle në disa nota të tilla që më kujtojnë edhe fëmijërinë… Së shpejti për pak orë”, – shkruan Gaçe në rrjetet sociale.