Kemi një pyetje për të gjithë ju, a jeni gati të ktheheni në kohë me kujtime që miksohen mes fëmijëve, adoleshencës e të rriturve!
Tani po pyesni, për çfarë e kemi fjalën dhe se ku duam të dalim.

“Aventurat e Maceve të Egra”, shfaqja e parë e një përmase të tillë, me producente Klea Hutën dhe aktorët e ëndrrës së saj të madhe, “Klea Huta Academy” vijnë në datat 10, 11, 12, 13, 14, 15 Janar në Teatrin Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Një grup adoleshentësh që ndajnë pasione, dëshira e dashuri të njëjta…
Çfarë ndodh në të vërtetë gjatë pushimeve verore për të rinjtë? Sa ndryshojnë pëlqimet apo pritshmëritë e tyre?

Si ndikojnë zgjedhjet apo vendimet e tyre në marrëdhëniet mes tyre?
Të gjitha këto pyetje, përgjigjet e tyre dhe nostalgjia e gjimnazit do t’ju shpien në një vend të vetëm në 6 ditë të kësaj jave!

Me regji të Elona Hysenit dhe producente Klea Huta, bëhuni gati të shikoni plot yje që shkëlqejnë e do t’ju mahnisin në sallën e teatrit.
Ja vlen ta shikoni, më vonë mos na thoni që nuk ju njoftuam!








