Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Policë për kokë”: gjithçka duhet të dini para premierës së filmit më të shumëpritur të vitit!

10/01/2023
in Breaking News
Reading Time: 6 mins read
A A
“Policë për kokë”: gjithçka duhet të dini para premierës së filmit më të shumëpritur të vitit!

Që prej njoftimit të parë gjatë verës së vitit që lamë pas, “Policë për kokë” rrëmbeu kureshtjen e të gjitha mediave dhe shikuesve për shkak të bashkimit më të papritur në kinemanë shqiptare: atë të komedianit Olsi Bylyku dhe aktorit të suksesshëm Nik Xhelilaj. Pas muajve plot me ngacmime në faqen zyrtare të filmit në Instagram, më në fund do të mund ta shihni atë në të gjitha kinematë nga data 12 janar!





Para se të rrëmbeni kokoshkat dhe të shijoni komedinë më të mirë shqiptare që keni parë prej shumë kohësh, ne kemi përpiluar një listë me informacione të cilat duhet t’i dini patjetër…

 


1. Aldo Marku ka qenë regjisor i disa prodhimeve që kanë fituar çmime…

Skenaristi dhe regjisori Aldo Marku njihet në rrethin e kineastëve si një dalë i ri tejet ambicioz i cili pëlqen shumë të eksperiemntojë me zhanret e ndryshme. Ai veçanërisht ka shënuar historinë në “48hoursfilmproject Tirana” duke triumfuar me disa vlerësime, si ‘Best Directing’, ‘Best Acting’, ‘Best Cinematography‘, ‘Best use of line‘ dhe ‘Audience Award‘ për filmin “Once upon a time in Albania” në vitin 2021, si dhe fitues i ‘Best Directing’ & e ‘Best Cinematography’ për filmin “Big Fish“
2. Olsi Bylyku nuk i tregoi askujt që ishte bashkë-producent…

Sapo sheh posterin e “Policë për kokë” të bie në sy që emri i aktorit Olsi Bylyku nuk shkruhet një, por dy herë! Komediani 24 vjeçar vjen edhe si bashkë-producent i filmit, por ky informacion është mbajtur i fshehtë gjatë xhirimeve në mënyrë që të mos ndikonte tek statusi i tij në set në raport me stafin dhe kolegët. Epo, le të themi që tashmë sekreti ka dalë në shesh të burrave.
3. Nik Xhelilaj nuk do të kishte këtë rol…

“Policë për kokë” shënon rikthimin e Nik Xhelilaj, i cili i mungonte ekranit shqiptar. Aktori prej vitesh jeton midis Berlinit dhe Stambollit, duke ndërtuar një karrierë ndërkombëtare me prodhime të suksesshme. Por, personazhi që do e rikthente në kinematë shqiptare për pak nuk do të ishte ai i dedektivit Maksimilian Murati, por i antagonistit të filmit, mafiozit Fiorentino. Ne jemi të lumtur ama që Nikunë fund zgjodhi të ishte Maks, pasi nuk mund ta imagjinonim dot ndryshe këtë dyshe eksplozive!
4. Filmi është plot-e-për-plot me emra të njohur

Kasti i “Policë për kokë” sjell një miksim të disa prej emrave më të njohur të kinemasë shqiptare dhe atyre të medias. Alfred Trebicka, Arben Bajraktaraj(Marko në “Taken” apo Dolohov në “Harry Potter”), Sara Kolami, Emiljano Bufazi, Ervis Bici(Kampioni Europian i Muay Thai), Besnik Tefallari(sozia e Jason Statham), Urim Aliaj, Eva Murati, Bujar Asqeriu, Gert Ferra, Klodian Hoxha, Arjeta Dhima, Amber Candy, Kamber Mici, Ergi Bardhollari, Solo, e shumë të tjerë i janë bashkuar këtij projekti duke sjellë kastin më të larmishëm në histori!

5. Filmi është realizuar nga gjenerata e re e industrisë së kinemasë

Mjafton të shohësh trailer-in dhe menjëherë e ndjen që ky film nuk është aspak si të tjerët. Fryma e re e “Policë për kokë” nis që nga ekipi i saj realizues, ku të gjithë i përkasin gjeneratës më të re të industrisë së kinemasë profesioniste. Fakt ky që na jep shpresë për prodhime të tjera po kaq cilësore dhe argëtuese në të ardhmen…

Mos e humbisni “Policë për kokë” nga data 12 janar, në rrjetin e kinemave Cineplexx në Shqipëri dhe Kosovë, Kinema Millenium në Shqipëri, Kinema Rozafa Elbasan dhe Cinemarine në Prizren!

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Bebe Rexha thyen një tjetër rekord botëror!

Bebe Rexha thyen një tjetër rekord botëror!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera