Rihanna publikoi postimin e parë në TikTok dhe u prezantoi të gjithëve djalin e saj. 34-vjeçarja e ka filmuar të birin lidhur në sediljen e makinës.
Tashmë ajo është nënë dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ende i ka parasysh të gjitha këshillat që ka marrë gjatë shtatzënisë. Në intervista, Rihanna ka deklararuar se do të bëhej një mami supermbrojtëse.
“Kur bëheni nënë, natyra ndryshon dhe fëmija juaj bëhet prioriteti juaj i parë”, është shprehur ajo.
Padyshim, që këngëtarja ka marrë shumë këshilla për mëmësinë, e në veçanti një pjesë e kujton: “Ndoshta këshilla më e mirë është të fle tani sepse nuk do kem mundësi më vonë. Më duhet të punoj për këtë përpara se të jetë një gjë e së kaluarës.”
Ylli i skenës gjithashtu tregoi se pjesa e saj e preferuar e ditës janë mëngjeset: “Mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij në mëngjes! Duke parë një fëmijë duke u zgjuar, është thjesht befasuese. Është më e lezetshmja, është pjesa ime e preferuar e ditës”.