Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ju zbulojmë anëtarët e jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve në “Gjeniu i Madh”

23/01/2023
in Breaking News, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Ju zbulojmë anëtarët e jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve në “Gjeniu i Madh”

“Gjeniu i Vogël” do të vijë së shpejti në një tjetër version, në “Gjeniu i madh”, një talent show që do të thërrasë nën dritat e prozhektorëve personazhe të panjohur, por me talent në këndim. Këtë vit spektakli i muzikës ka ndryshuar konceptin ku do të jenë “gjenitë” e mëdhenj ata që do të ngjiten në skenë për të realizuar ëndrrën e tyre. Spektakli i muzikës, me produksion të vëllezërve Laco, Adi Hilës dhe Vizion Plus ka hapur audicionet që në tetor të vitit të kaluar. Pak ditë më parë ju zbuluam se spektaklin do e prezantojë Eva Murati ndërsa sot ju bëjmë të ditur emrat e anëtarëve të jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve pjesëmarrës.





Inis Gjoni – Me një karrierë të gjatë në televizion, fillimisht si balerinë, prezantuese dhe sot pedagoge në Universitetin e Arteve, Inisin këtë vit do e shohim në kolltukun e jurisë për të gjykuar performancat e konkurrentëve në “Gjeniu i madh”.

Ardi Asllani –  Një prej emrave shqiptarë më të njohur të modës, Ardi Asllani, i cili mban dhe rolin e drejtorit të imazhit në Vizion Plus, do ta shohim së shpejti në rolin e jurisë për të gjykuar performancat e personazheve të talentuar. Kjo nuk është hera e parë që Ardi merret me një talent show pasi mjafton të kujtojmë “Tu si que vales”, ku ishte production manager.


Rozana Radi – Rozana Radi, këngëtare, prezantuese e një programi të përditshëm në MCN, fituese e disa çmimeve dhe me një karrierë të gjatë në muzikë do të gjykojë performancat e personazheve të panjohur, por me shumë talent.

Endri Prifti dhe Stefi Prifti – Dy vëllezërit korçarë që na kanë shoqëruar me muzikën e tyre prej vitesh, jo vetëm që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve pjesëmarrës, por presim të na sjellin dhe shumë humor me batutat e tyre që nuk mungojnë në daljet e tyre televizive.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Kim Kardashian pedagoge në Harvard? Edhe mundet!

Kim Kardashian pedagoge në Harvard? Edhe mundet!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera