“Të bësh diferencën”-është kjo moto që e shoqëron Anxhelina Kotorrin, blogeren që sa herë e shohim të postojë në Instagram, na frymëzon për veshjen dhe kombinimin e rradhës. Por për tu dukur si Anxhelina duhet guxim dhe jo çdokush e ka këtë komponent kaq të rëndësishëm. Anxhelina shfaq jo vetëm stil, por edhe ekstravagancë, kombinime ngjyrash të gjalla, tendencë dhe vetëbesim. Por ajo që e bën edhe më të veçantë Anxhelinën është mënyra sesi e shfaq stilin e saj, një mënyrë aq e rafinuar sa na inkurajon të jemi më aventuriere me zgjedhjet tona.
Streçe pink dhe xhaketë e zezë e gjatë, është një nga kombinimet e fundit të Anxhelinës që bie shumë në sy, për të vazhduar më tej me xhaketat jeshile të kombinuara me xhinse e taka apo me fund e çizme.
E për vajzat që duan të ndihen sa më rehat, por ndërkohë të duken të veshura me stil, Anxhelina na ndihmon me këto kombinime tutash me ngjyra ose kombinimet tonale të fundeve me çizme e xhaketë apo triko që janë perfekte për këtë kohë.
Qasja e saj praktike ndaj veshjes e bën Anxhelinën një burim frymëzimi për këdo që e ndjek në Instagram, mes tyre edhe mua…edhe ty… që me siguri tashmë je inspiruar nga këto foto për veshjen e rradhës…