4 shkurt, 4 vite “Klea Huta Academy”
E shtuna që lamë pas bëri bashkë të gjithë artdashësit dhe yjet e skenës, teatrit dhe spektakleve të humorit shqiptar në një vend, në akademinë që Klea Huta, vajza që të gjithë e mbani mend nga “Top Girls”, ndërtoi 4 vite më herët.
Duke bërë gëzuar me të gjithë të pranishmit në këtë festë, Klea tregoi përpara të gjithëve se sa e lumtur ishte për këtë sukses të sajin që rritet dita ditës, duke mos harruar faktin se sa e vështirë është shtrirja e artit në Shqipëri, nga dita në ditë.
Salsano Rrapi, Erjona Kakeli, Aleksandër Grami, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Xhuljano Brisku, Donald Shehu, Niada Saliasi, Eni Jani, Genc Fuga, ishin disa nga aktorët e njohur, para së cilëve Klea Huta së bashku me administratoren e akademisë, motrën e saj, Ledia Huta prezantuan projektin e ri që do të vijë në teatër, e quajtur “Komshinjtë”, me skenar të Florjan Binaj.
Ky projekt vjen pas disa premierash të shfaqjes “Aventurat e Maceve të Egra”, me regji të Elona Hysenit dhe producente Klea Hutën.
Për të gjithë ata që e kanë pasur të ëvshtirë gjetjen e vendit ideal për prezantimin e një projekti, një teme diplome apo një shfaqje teatrale, Klea zgjodhi t’i ofrojë të gjithë artdashësve mundësinë për të qenë pjesë e skenës së teatrit të saj, duke e bërë “Black Box” (sinonimi i sallës së teatrit) një mundësi të mirë zhvillimi për cilindo.
Në 9 disiplina, aktrim, kanto, balet, kitarë, piano, fotografi, art&craft, pikturë dhe graphic design, “Klea Huta Academy” ofron një strehë të sigurt për cdo ëndërrimtar, i cili mund të marrë përmes orëve të mësimit formimin e duhur pedagogjik dhe jo vetëm.
Pas punës sistematike me të cilën Klea dëshiron të ushqejë pasion dhe dëshirë për artin dhe vlerat, akademia në emrin e saj ofron tashmë dhe mundësi të tjera zhvillimi duke i kthyer yjet në artistë të vërtetë dhe duke i përgatitur ata për të qenë të zotët në skenë e në cdo fushë ku ata shkëlqejnë.