Angelina Jolie ka reaguar për tërmetin tragjik që ndodhi në Turqi dhe Siri duke bërë thirrje për donacione për viktimat e tragjedisë që ka tronditur botën. Aktorja publikoi disa foto në Instagram me pamjet e situatës alarmante dhe bëri të ditur se edhe ajo ka ndihmuar.
“Zemra ime është për njerëzit e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po vuajnë në këtë kohë. Më dërgoi këtë një mik, nga brenda Sirisë Veriperëndimore. Unë kam zgjedhur të ndihmoj. Shpresoj që edhe të tjerët të japin, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre shpëtimtare”, shkruan aktorja.
View this post on Instagram








