Bëhuni gati për një udhëtim të jashtëzakonshëm me DigitAlbdhe SuperSport pasi sezoni futbollistik po hyn në fazën e tij mëtë zjarrtë. A jeni gati për emocionet më të forta?

DigitAlb ju sjell Kombëtaren kuqezi në ritmin e sambas, tanimëme një projekt dhe fillim të ri, Sylvinhon si trajner kërkonkualifikimin në kampionatin Europian Gjermani 2024. Shumëcka luhet në mars, dhe qershor. Në të njëjtën kohë, me tënjëjtin zjarr kërkon kualifikimin historik edhe Kosova,

Nuk do të mungojnë natyrisht gjigandët, Itali-Angli apo Francë-Holandë janë sfidat eleminatore që ngjasojnë me finalet e parakohshme të kontinentit, të gjitha në DigitAlb/SuperSport.

Kampionatet kryesorë të kontinentit hyjnë në fazën më të zjarrtë, janë muajt që vendosin gjithcka, kurorëzojnë kampionë e shkruajnë histori. Spektakli i papërsëritshëm i Premier League.
Kërkon një kampion dhe la Liga, Barcelona kundër kampionëvetë Europës dhe Botës Realit të Madridit. Nuk mbaron këtu, SuperSport është shtëpia e përbashkët e Bundesligës, Ligës sëparë franceze dhe futbollit holandez.

Vjen me spektakolare se kurrë Europa League me Barcelonën, Manchester United, Juventusin, Ajaksin e Romën, të gjithë nëkërkim të një trofeu të madh, si dhe Conference League kompeticioni i ri që po rezulton aq i suksesshëm.
Ka edhe më, finalet e Kupave! Vetëm në SuperSport do tëshijoni Juventus-Inter sfidën që ndez Kupën e Italisë, e po ashtudhe FA Cup, Kupën e Gjermanisë apo atë të Francës, ndërkohëqë si qershia mbi tortë vijnë dhe kombëtaret e mëdha me finalete Nations League.

Përjetoni tani sezonin në fazën më kulminante nëDigitAlb/SuperSport, me një ofertë të jashtëzakonshme me paketat më të vecanta të abonimeve “DUA” 12 muaj, me uljederi në 25%, bashkë me dy kanalet Big Brother VIP, për tëshijuar një eksperiencë më të zjarrtë se kurrë. Vizitoni pikat e shitjes kudo në Shqipëri e Kosovë, si edhe në çdo pikë tëautorizuar ose online në www.digitalb.al.








