Keisi dhe Kristi kanë shkëmbyer puthjen e parë. Banorët po luanin një lojë me dënime, kur ndodhi puthja e shumëpritur. Duke mos dashur të përgjigjej, modelja pranoi dënimin dhe puthi në buzë Kristin. Ndërkohë Keisi kur u pyet nga Luizi se çfarë do të bënte nëse babai i saj do të ishte kundra lidhjes, ajo tha se do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. Këto deklarata duket se Sabianit nuk po i pëlqejnë aspak. Këngëtari duket se e ‘ka dënuar’ veprimin e Keisit duke e hequr nga lista e ndjekësve të tij në Instagram dhe madje ka fshirë edhe fotot e fundit që kishte me të.









