Bennifer janë parë shumë të dashuruar në premierën botërore të “Air”në Los Angeles.
A është e vërtetë dashuria e tyre për njëri-tjetrin apo thjesht e bëjnë sa për sy e faqe?
Prej javësh po qarkullojnë thashetheme se martesa e tyre nuk po shkon mirë dhe se mund të divorcohen.
Në paraqitjen e tyre më të fundit në premierën e filmit të ri të Affleck, “Air”, në Los Angeles, çifti nuk pushoi në asnjë moment së treguari dashurinë e tyre për njëri-tjetrin para kamerave.
Pasi hyri në teatër, Affleck i kushtoi disa fjalë të ëmbla të dashurës së tij para të gjithë publikut.
“Dua të them se asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa dashurinë dhe mbështetjen e gruas sime, që do të thotë më shumë për mua se çdo gjë tjetër në botë. Dua të të falënderoj. Të dua. Ti je bota ime. Ti je përrallore, e mrekullueshme.
Megjithatë nga ana tjetër thuhet se kur ata nuk janë në sy të publikut,kanë mosmarrëveshje serioze.








