Efi dhe Kiara ishin dy banoret që u rifutën mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP duke pasur mundësinë ta përjetojnë edhe një herë këta eksperiencë. Megjithatë gjërat nuk janë më siç ishin. Miqësia mes Kiarës dhe Efit nuk është më njësoj që kur Kiara pa videon e Efit, e cila nuk e mbështeste për çështjen e lavamanit që bëri bujë javë më parë. Mbrëmë Luizi e pyeti Kiarën nëse duhet t’i besojë dhe ta mbajë pranë Efin, gjë që tregon se ai vuri në dyshim besnikërinë e saj. Kiara nuk i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë, megjithatë, diçka është përpjekur t’i komunikojë me kode.
View this post on Instagram