Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Noizy: ALPHA, me ju deri në fund të botës!

07/04/2023
in Breaking News
Reading Time: 16 mins read
A A
Noizy: ALPHA, me ju deri në fund të botës!

Tingujt e albumit “ALPHA” kanë oshëtirë mbrëmë në gjithë Tiranën si valë magjike që u përcollën nga “Nënë Tereza”. Noizy e pushtoi sërish atë shesh, ku u mblodhën me qindra fansa, njerëz që prisnin me padurim të dëgjonin 22 këngët e reja tëalbumit të tij më të fundit, një pjesë e mirë e të cilave janë bashkëpunime me emra të suksesshëm të tregut muzikor kombëtar e ndërkombëtar si me Ylli Limanin, Elvana Gjatën, Mc Kreshën, Stinen, Camorrën, Varrosin etj. Një spektakël i improvizuar me shumë mjeshtëri, ku mjaftoi muzika, ritmi, energjia, efekti i refleksioneve mbi fasadën e universitetit dhe i dritave robotike për të shënuan një tjetër eksperiencë unike në Tiranë. Prezantimi i këngëve në këtë shesh nisi në orën 22.00 për t’u përcjellë pastaj në 23.00 në valët e radiove të Tiranës.





Noizy ishte aty, duke shijuar edhe një herë më shumë spektaklin e tij. Miqtë, bashkëpunëtorët e tij ishin aty, me të, siç kanë qenë gjithë herët në rrugëtimin e tij artistik edhe në realizimin e këtij albumi që tashmë është hedhur në të gjitha platformat digjitale e së shpejti do të hidhen edhe në Youtube. Në fund, tejet i emocionuar Noizy ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, atje në shesh e përmes Instagramit të tij. “Ju falenderoj të gjithë ju që erdhët! Me vërte ishte diçka ndryshe për mua që keni dhënë një super energji, keni kërcy e dëgjuar me shumë vëmendje”. Ndërsa postimi i fundit ka qenë një premtim i madh: “ALPHA, me ju deri në fund të botës”!

Kujtojmë që pas këtij show të improvizuar me shumë stil, për promovimin e albumit, Noizy do të rikthehet shumë shpejt pranë fansave të tij, me një tjetër koncert të madh, si ai i gushtit të kaluar.“Alpha show 2” do të vijë këtë herë në arenën e madhe të stadiumit “Air Albania”, për të cilën Noizy ka vetëm njëdeklaratë: “Po, “ALPHASHOW 2” do të jetë padiskutim edhe këtë verë, me 04/GUSHT në Stadiumin AirAlbania. Do të keni surprizën më të bukur, ju premtoj!”. Derisa të vijë vera, fansat kanë shumë për të shijuar, 22 këngë, tekstet e të cilave Noizy i ka shkruar vetë e i ka kompozuar në bashkëpunim me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë.


 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Next Post
Pas debatit, Rozana Radi tërhiqet nga paneli e jurisë, surpriza e 2 konkurrentëve, ja çfarë ndodhi një natë përpara finales në Gjeniut të Madh!

Pas debatit, Rozana Radi tërhiqet nga paneli e jurisë, surpriza e 2 konkurrentëve, ja çfarë ndodhi një natë përpara finales në Gjeniut të Madh!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera