Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Cristianos i ka ardhur në majë të hundës, Georgina vetëm shpenzon, shpenzon dhe shpenzon

23/04/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Cristianos i ka ardhur në majë të hundës, Georgina vetëm shpenzon, shpenzon dhe shpenzon

Në rrjetet e tyre sociale, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shprehin dashuri të pakushtëzuar për njëri-tjetrin. Megjithatë nga mediat e huaja qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme. E fundit prej tyre vjen nga televizioni portugez, ku pohojnë se sportistit i ka ardhur në majë të hundës me partneren. Kështu, shenjat e një krize mes ish-lojtarit të Real Madridit dhe Georgina Rodriguez janë të qarta sipas programit televiziv portugez ‘Noite das Estrelas’, në kanalin CMTV.





Në këtë program dhe në disa media të tjera portugeze, ata tregojnë se Cristiano është “lodhur” nga qëndrimi i mbajtur nga Georgina Rodriguez.

Psikologu Quintino Aries analizoi dhe nxori përfundime nga qëndrimi i çiftit në javët e fundit në ngjarjet publike. Rezultatet e tij nuk lanë askënd indiferent.


“Sjellja e fundit e Ronaldos tregon dy gjëra: që jeta e tij personale nuk është në një moment lumturie dhe se sa më shumë distancohet nga nëna e tij, Dolores Aveiro, aq më pak i duruar është. Dhe të gjithë e dimë pse ai është gjithnjë e më i largët nga familja”, tha Quintino.

Daniel Nascimento, një gazetar dhe kontribues në program, shtoi: “Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina i kalon ditët e saj në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano ka filluar ta shohë këtë histori aspak për të qeshur. Ajo thjesht shpenzon dhe shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelin e Cristianos. Ajo e vendos veten në piedestal dhe atij nuk i pëlqen fare”.

Një tjetër drejtues i talk show, Leo Caeiro, tha: “E kam thënë për muaj të tërë. Ata nuk po bëjnë mirë dhe ka gjasa që të ndahen. Realiteti është se CR7 është ngopur me të. Ky është realiteti. Unë ende them që nuk do të ketë dasmë”.

Në program kishte një zë që mbronte modelen, ishte Filipa Kastro, shoqja e Cristianos dhe ajo u hodh për t’i mbrojtur të dy: “Mund të pohoj nga një burim 100 për qind i besueshëm se si gjithmonë po ecin shumë mirë. Kjo është thjesht histori, thashetheme, të sajuara nga njerëz që nuk e durojnë Georginën. Ata janë një çift që kane dashuri për të dhënë dhe për të dhuruar.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Next Post
Shakira dhe thumbi i saj i fundit ndaj Pique: Kjo Barbie nuk është në nivelin tuaj

Shakira dhe thumbi i saj i fundit ndaj Pique: Kjo Barbie nuk është në nivelin tuaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera