Meghan Markle ka firmosur një marrëveshje me një agjenci talentesh dhe do të jetë pjesë e ekipit të WME, ku do të ngrejë produksione filmike dhe televizive, ndërsa në të njëjtën kohë do të bashkëpunojë me marka të mëdha, biznese dhe projekte kreative. Meghan ka qenë edhe më parë aktore dhe ka luajtur në serialin e njohur “Suits”.
Harry dhe Meghan janë të përkushtuar ndaj Archwell dhe kanë dhuruar tashmë 3 milionë dollarë për më shumë se 40 organizata.
Këto grante fokusohen në fusha kyçe si vaksinat, qendrat e trajtimit, zhvendosja e refugjatëve dhe ndërtimi i një rrjeti interneti.