Met Gala është një prej ngjarjeve më të famshme në botën e modës. Teksa na ndajnë pak orë nga kjo mbrëmje e rëndësishme, të gjithë flasin për personazhet që do të marrin pjesë.
Gjithçka për pjesëmarrësit në këtë event është në dorën e menaxheres së “Met Gala” që nga viti 1995, kryeredaktores së revistës amerikane “Vogue”, Anna Wintour.
Në fakt ka edhe personazhe “non grata”.
I ftuari që nuk do të marrë kurrë ftesën e lakmuar në eventin prestigjioz, është ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë më parë në Met Gala, por prej 6 vjetësh ai nuk ishte i mirëpritur në “Met Gala” dhe sipas gjasave nuk do ta marrë më ftesën.