Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania 21/02/2026
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja sa do t’i kushtojë Mbretërisë së Bashkuar kurorëzimi i mbretit Charles III!

05/05/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja sa do t’i kushtojë Mbretërisë së Bashkuar kurorëzimi i mbretit Charles III!

Prej disa muajsh ka nisur puna për ceremoninë madhështore të kurorëzimit të mbretit Charles III, që do të mbahet nesër, më 6 maj në Westminster. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore,  shifrat janë marramendëse.





Ceremonia në Westminster, siguria për krerët e shteteve, dekorimet, koncerti. Lista është e pafundme dhe kostot të tepruara. Kjo ngjarje ka shikueshmëri botërore dhe përveç shpenzimeve, sjell edhe të ardhura të konsiderueshme për vendin.

“Këtë vit monarkia do të kushtojë 850 milionë paund të të ardhurave të PBB-së, që do të mungojnë në buxhet për shkak të festës, bank holiday, plus 100 milionë paund për të organizuar ceremoninë në Westminster Abbey dhe gjithë fundjavën e Kurorëzimit, si dhe buxhetin e Komitetit të Orbit të Artë që merret me festimet. Pra në total do të kushtojë 950 milion paund”, shpjegon CEO i Brand Finance, David Haigh për Raportin e ri Financiar të Windsor.


Me pak fjalë, kurorëzimi do të ndihet në aspektin ekonomik dhe kjo do të çojë në kritika nga ata që besojnë se monarkia është bërë shumë e shtrenjtë, veçanërisht në këto vite krize, faturash të shtrenjta dhe qirave të larta.

Megjithatë, duhet të merret parasysh ana tjetër e medaljes, që janë përfitimet nga ceremonia e kurorëzimit.

“Mbi gjysmë miliard paund , 665 milionë për të qenë të saktë, është ajo që kurorëzimi i mbretit Charles III më 6 maj do t’i sjellë ekonomisë së Britanisë së Madhe. Në vitet normale, kontributi i Ëindsors në monarki, është pak më shumë se 100 milion  paund në vit, por si rezultat i ceremonive të kurorëzimit me një spot të madh promovues në Mbretërinë e Bashkuar, do të jetë shumë më tepër këtë vit”, shpjegon Haigh.

Fitimet do të kompensojnë humbjet për shkak të ditës së pushimit për fundjavën e gjatë të kurorëzimit dhe kostot e ceremonisë. Megjithatë problemet nuk mbarojnë me kaq. Siç thekson Haigh, çështja e shpenzimeve do të jetë vendimtare për mbretërimin e Charles III, i cili do të duhet ta çojë monarkinë drejt një menaxhimi financiar më modern.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!
Breaking News

Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!

21/02/2026
Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania
Breaking News

Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania

21/02/2026
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras
Breaking News

Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras

20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!
Breaking News

“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!

20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!
Breaking News

Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!

20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?
Breaking News

Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?

20/02/2026
Next Post
Pas ribashkimit të J.Lo dhe Ben-it fshihet mamaja e artistes

Pas ribashkimit të J.Lo dhe Ben-it fshihet mamaja e artistes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera