Mbrëmjen e djeshme diva e muzikës botërore, Beyonce ka performuar në Stokholm. Ajo nisi fuqishëm turneun e saj që ka paralajmëruar prej kohësh.
Krijuesja e hitit “Halo” mahniti me tri veshjet e saj plot stil.
Page Six dha lajmin në shtator 2022 se Beyoncé do publikonte albumin e saj të ri.
Ajo njoftoi zyrtarisht turneun prej 50 datash në shkurt, duke zbuluar një itinerar që përfshin ndalesa në Londër, Amsterdam, Çikago, New York City, Atlanta, Los Angeles dhe New Orleans, ndër metropolet e tjera. Forbes raportoi të hënën se udhëtimi më i fundit global i Beyonce-s mund të fitojë më shumë se turneun e vazhdueshëm Eras të Taylor Swift me 500 milionë dollarë me një bruto të vlerësuar prej afro 2.1 miliardë dollarësh, që do ta bënte atë serinë më të suksesshme të koncerteve të të gjitha kohërave.








