Bella Thorne ndan lajmin e mirë! Aktorja 25-vjeçare është gati të hedhë hapin e radhës në lidhjen e saj me biznesmenin Mark Emms. Dyshja janë fejuar dhe tashmë po bëjnë planet për dasmë.
“Ishte dashuri me shikim të parë”, tha Bella për Vogue, duke ndarë emocionet për kapitullin e saj të ri në jetë.
Producenti dhe aktorja u takuan në Ibiza vitin e kaluar gjatë festës së ditëlindjes së Cara Delevigne dhe që atëherë janë të pandarë. Bella ka dokumentuar romancën e saj me Markun në rrjete sociale.
Aktorja tregoi unazën e saj mahnitëse të fejesës në Instagram, duke e përshkruar si “një unazë diamanti 10 karatësh me prerje smeraldi “.
Bella thuhet se dëshiron një “dasmë në fshat ” në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë ka parë disa fustane nusërie, duke përfshirë Dior ose Schiaparelli. “Çdo nuse nuk ka nevojë për një fustan, por për katër!” tha ajo për Vogue.









