Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet vulosin dominimin e tyre në BAFTA 2026 23/02/2026
Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime… 23/02/2026
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë! 23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin! 23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

CCBS – Njoftim për shtyp mbi tregtimin e produkteve të paautorizuara në treg

02/06/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
CCBS – Njoftim për shtyp mbi tregtimin e produkteve të paautorizuara në treg

Bazuar në komunikimet e fundit që qarkullojnë në media në lidhje me produktet serbe, apo të vendeve të tjera, si Turqia, Polonia, etj., të cilat dalin në shitje në Shqipëri në mënyrë të paautorizuar, ju njoftojmë se Coca-Cola Bottling Shqipëri është partneri i vetëm zyrtar i autorizuar nga The Coca-Cola Company për të prodhuar, mbushur dhe shpërndarë portofolin e produkteve të saj në territorin shqiptar.





Si të tillë, ne garantojmë respektimin e ligjeve të vendit duke ofruar produkte me etiketa në gjuhën shqipe, të rëndësishme për njohjen e përbërësve, kohën e prodhimit, datën e skadencës dhe sigurinë e transportit në kushtet e duhura, në çdo treg dhe për çdo konsumator. Gjithashtu, produktet e prodhuara në Shqipëri krijojnë një kontribut të shtuar ekonomik në tregun shqiptar. Një model i qëndrueshëm biznesi që gjeneron të ardhura, vende pune, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e PBB-së në vend.

Në këtë drejtim, theksojmë edhe një herë se synimi ynë i vetëm është të jemi një kompani dinjitoze që vepron në përputhje me ligjin për t’i shërbyer konsumatorëve shqiptarë.


Natyrisht, vlen të theksohet se çdo produkt që qarkullon ilegalisht, shpeshherë pa asnjë etiketë në gjuhën shqipe, i pakontrolluar nga shteti, sjell një ndikim negativ në ekonominë e vendit.

Coca-Cola Bottling Shqipëri mbështet prodhimin vendas duke e pasur atë si një busull udhëzues në praktikat e përditshme, në përzgjedhjen e furnitorëve, punëtorëve, partnerëve dhe distributorëve shqiptarë dhe duke ofruar produkte që janë “më shqiptare nga ç’mendoni”.

Na vjen shumë keq që konsumatorët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj një oferte kaq të pakontrolluar të produkteve. Në këtë drejtim, ne garantojmë bashkëpunimin tonë të plotë me autoritetet shqiptare dhe Shoqatat e Konsumatorëve për të siguruar një zgjidhje sa më të shpejtë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet vulosin dominimin e tyre në BAFTA 2026
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet vulosin dominimin e tyre në BAFTA 2026

23/02/2026
Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime…
Breaking News

Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime…

23/02/2026
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë!
Breaking News

Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë!

23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin  për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!
Breaking News

“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!

23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…
Breaking News

“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…

22/02/2026
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual!

22/02/2026
Next Post
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u kapën mat dhe tani nuk e mohojnë dot lidhjen!

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u kapën mat dhe tani nuk e mohojnë dot lidhjen!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera