Dashi – Bëhuni gati për të analizuar dhe reflektuar mbi sekretet, ëndrrat dhe fantazitë tuaja, Dashi. Saturni është retrogradë në zonën tuaj të spiritualitetit dhe do t’ju detyrojë të rivlerësoni prirjet tuaja dhe gjërat që i injoroni. Është koha për të marrë kontrollin e të kuptuarit tuaj ndaj botës përpara se ajo të marrë kontrollin mbi ju. Ju mund të ndiheni të larguar nga bota, kështu që mendoni për këtë si kohën tuaj për të marrë pak pushim dhe për t’u ringritur më mirë se kurrë.
Demi – Kjo retrogradë do që ju të rimendoni ndikimin tuaj tek të tjerët dhe mënyrën se si të tjerët ndikojnë tek ju. Ndërsa Saturni në zonën tuaj të komunitetit, ai mund të sjellë probleme që keni përjetuar në rrethin tuaj shoqëror, duke ju detyruar të rishqyrtoni idetë që ndani me të tjerët, si dhe njerëzit që zgjidhni për të ndarë ato ide. Mos harroni fuqinë e komunitetit, veçanërisht nëse është ai me të cilin ndiheni vërtet të lidhur. Një ekip besnik dhe mbështetës do t’ju lartësojë, por një grup xhelozish që urrejnë vetëm do t’ju mbajnë prapa.
Binjakët – Presioni është në rritje, sepse Saturni ju ka detyruar të merreni seriozisht me qëllimet dhe ambiciet tuaja gjatë muajve të fundit. Tani që Saturni kaloi retrogradë në zonën tuaj të karrierës, ju jeni duke u shkëputur pak nga të gjitha kufizimet me të cilat jeni përballur kohët e fundit. Jepini vetes kohë për të përpunuar përgjegjësitë e reja që keni marrë përsipër, pasi ky retrograd po ju jep një shans për t’u rikthyer në një zakon profesional.
Gaforrja – Nëse kohët e fundit jeni ndier i mbyllur dhe i kufizuar, mund të ketë të bëjë me Saturnin që vendos kufijtë në zonën tuaj të përvojave dhe zgjerimit. Dhe tani që Saturni po stacionohet në mënyrë retrogradë, ju keni filluar të kuptoni se edhe kur nuk mund të gjeni një aventurë diku tjetër, ajo mund të gjendet gjithmonë brenda. Kjo retrogradë është një kohë e bukur për t’iu rikthyer studimeve dhe projekteve që ndihen ende të papërfunduara.
Luani – Ju keni mësuar se si të vendosni kufij dhe të bëni ndryshime të thella dhe transformuese në jetën tuaj. Tani që Saturni është retrogradë, ju mund ta gjeni veten duke reflektuar se si po marrin formë investimet tuaja aktualisht dhe duke përpunuar realitetin e ri që këta kufij ju kanë ndihmuar të krijoni. Në kohën kur ky retrogradë të mbarojë, ju mund të zbuloni se disa nga këta kufij mund të jenë shumë të rreptë (ose jo mjaftueshëm të rreptë).
Virgjëresha – Kjo retrogradë do të ketë një ndikim të madh tek ju, Virgjëreshë. Mos mendoni se më e keqja do të ndodhë, pasi ky retrograd do t’ju japë një pushim nga disa nga ndryshimet dhe zhvillimet kryesore të marrëdhënieve që keni pasur gjatë muajve të fundit. Lejojeni këtë retrogradë për t’ju ndihmuar të shqyrtoni më nga afër partneritetet tuaja, duke e ditur se keni mjaft kohë për të gjetur zgjidhje.
Peshorja – Ju keni punuar shumë kohët e fundit, veçanërisht muajt e fundit. Keni mësuar se si të hiqni pengesat në jetën tuaj të përditshme dhe të korrigjoni zakonet e pashëndetshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se rezultatet kanë qenë të menjëhershme. Tani që Saturni po vendoset në mënyrë retrogradë, ju po i jepni rutinës suaj të re një shans për të zënë rrënjë në realitetin tuaj. Nëse keni dështuar, ky retrograd do që ju të ngriheni dhe të provoni përsëri.
Akrepi – Mund të ndiheni sikur gjërat nuk kanë qenë aq argëtuese kohët e fundit. Saturni thjesht po ju detyron të ngrini standardet tuaja për dashuri, kënaqësi. Nëse gjërat që dikur ju bënin të lumtur thjesht nuk po ju bëjnë më, kjo retrogradë do të jetë një kohë e bukur për ju për të eksperimentuar me hobi dhe projekte të reja. Është gjithashtu një kohë e bukur për të bërë një pushim nga takimet për t’u fokusuar në kultivimin e dashurisë për veten!
Shigjetari –Për fat të mirë, kjo retrogradë do t’ju detyrojë të reflektoni për disa gjëra që kanë ndodhur, duke ju dhënë një perspektivë më proaktive dhe realiste. Roma nuk u ndërtua brenda një dite, prandaj jepini vetes disa muaj për të rindërtuar të kuptuarit tuaj për shtëpinë dhe eksperimentoni me vendin ku zgjidhni të mbillni rrënjët tuaja.
Bricjapi – Nëse gjërat janë ndjerë jostimuluese kohët e fundit, mund të ketë të bëjë me Saturnin që po kalon rrugën e tij në zonën tuaj të komunikimit, miqve të ngushtë dhe lidhjeve intelektuale. Ky tranzit ju ka treguar pasojat e asaj që thoni, çfarë mendoni dhe si komunikoni. Dhe me Saturnin që stacionohet në mënyrë retrogradë, mund ta gjeni veten duke përvetësuar disa nga këto realizime që keni bërë. Ndonjëherë, është e rëndësishme të ngadalësoni në mënyrë që gjithçka të marrë rrugën e duhur. Lëreni këtë retrogradë t’ju japë një shans për të bërë pikërisht këtë.
Ujori –Saturni retrogradë është koha e përsosur për të rregulluar atë që është prishur për shumë kohë. Kjo retrogradë dëshiron që ju të zhvilloni një besim më të thellë në veten tuaj dhe një vetëvlerësim më të fortë. Nuk ju duhen gjithmonë gjëra të bukura për t’ju kompletuar kur tashmë jeni kaq bukur.
Peshqit – Për shkak se ky retrograd po ndodh tek Peshqit, ju po e ndjeni atë më intensivisht se kushdo tjetër. Kjo retrogradë ju detyron të përqafoni një ndjenjë më të pjekur të vetvetes. Megjithatë, mund të ndiheni sikur po mbani mbi supe peshën e botës! Saturni retrograd është një kohë e bukur për të ndaluar së shtuari më shumë gjëra në pjatën tuaj dhe për t’u përshtatur me atë të cilën keni tashmë. Kur Saturnit të mbarojë retogradën në nëntor, do të keni një kuptim edhe më të fortë për veten tuaj dhe se çfarë drejtimi planifikoni të merrni më pas./revistawho