Rihanna ka hequr dorë posti i CEO-s së markës së saj “Savage X Fenty”.
Marka e të brendshmeve e themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja së shpejti do të drejtohet nga një person tjetër, sipas një raporti nga revista e njohur “People”.
“Ishte bukur të shihje se vizioni ynë për Savage X Fenty ndikon në industri në një mënyrë kaq të madhe gjatë pesë viteve të fundit.Ky është vetëm fillimi për ne dhe ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë markën në mënyra që lidhen gjithmonë me konsumatorin. Jam shumë mirënjohës dhe i emocionuar për të mirëpritur Hilary Super si CEO-në tonë të re – ajo është një udhëheqëse e fortë dhe është e fokusuar në ngritjen e biznesit në një nivel edhe më të lartë,” tha Rihanna.
Por Rihanna do të ketë sërish një rol drejtues në kompani, megjithëse në një cilësi tjetër, atë të kryetares ekzekutive.