Luizi ka dhënë së fundmi një intervistë me Meriton Mjekiqin ku ka folur ndër të tjera edhe për raportin e tij me Kiarën. Fituesi i BBV2 është pyetur nëse moderatorja bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës dhe Luizi ka treguar se ajo nuk e shfaq shumë xhelozinë, por i jep një mesazh.
“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj”, tha Luizi.