Leo Messi ka fituar së fundmi çmimin e golit më të bukur të sezonit në Champions League. Ylli I futbollit realizoi një gol mjaft të bukur në ndeshjen ndaj Benfikës. Por ky çmim nuk ka kaluar pa u komentuar. Tifozët, mes tyre edhe ata të vetë Mesit mendojnë se ky vendim është absurd dhe se çmimin e meritonte Rodri i Manchester United.
“Ky çmim është i vjedhur, Rodri e meriton”. “Jam tifoz i Mesit por mendoj se Rodri është vjedhur këtu”. “Messi ka shënuar një gol të madh, por nuk mund të konsiderohet më i bukur”, janë disa nga komentet.








