Vera çdo ditë e më tepër po bëhet më e nxehtë dhe kjo sigurisht jo vetëm prej temperaturave, por edhe prej lajmeve nga showbiz-i. Martesa, lidhje, ndarje, bebusha, këngë, bashkëpunime, miqësi të reja, prishje miqësie, koncerte, gjithçka po ndodh. Mes tyre, kemi një lajm që sigurisht mund të bëjë pjesë në grupin e surprizave të bukura. Personazhin për të cilin po flasim e kemi parë të shkëlqejë në këngë, në moderim, të buzëqeshë me hije dashurie dhe tani do ta shohim edhe në aktrim. Bëhet fjalë për Evi Reçin e cila në dimensionet e saj do të shtojë edhe aktrimin. Burime për “Who”, pohojnë se ajo do të jetë pjesë e filmit më të ri të regjisorit Drilon Hoxha. Evi do të jetë krah emrave të njohur të teatrit dhe filmit dhe sipas të njëjtin burim, xhirimet e filmit kanë nisur. Filmi i zhanrit aksion-romancë do të dalë në kinema në vjeshtë. Evi me siguri do të shkëlqejë edhe në këtë dimension të sajin.