Tradhtia e partnerit të aktores Natalie Portman ishte një skandal që tronditi publikun e veçanërisht fansat e aktores.
Por kur të gjithë prisnin ndarjes e çiftit, surpriza erdhi kur u bë e ditur se aktorjq nuk do të heqë dorë nga martesa.
Por falja vjen me disa kushte.
“Natyrisht që do të ketë kushte dhe me sa duket, ai është dakord me çfarëdo lloj kushti që ajo dëshiron, kështu që nëse gabon përsëri, do të ketë divorc”, tha një burim pranë çiftit.
Pavarësisht tradhtisë, Portman është e gatshme të vazhdojë jetën si çift, por do vëzhgojë gjatë gjithë kohës sjelljen e të shoqit.
“Ai po punon shumë për të rifituar besimin e gruas së tij, ai dëshiron ta qetësojë atë dhe një nga mënyrat është duke ndarë të gjitha fjalëkalimet në telefonin e tij”, vijoi më tej burimi.
Çifti i cili është i martuar që nga viti 2012, kaloi një krizë kur 45-vjeçari pati një lidhje jashtë martesore me aktivisten 25-vjeçare Camille Étienne. Kjo nuk ishte hera e parë që çifti i njohur përjetonte një krizë pasi edhe vitin e kaluar u ndanë, por si duket ata sërish janë bashkë.








