Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të gjitha arsyet përse kryefjala e pushimeve tuaja këtë verë duhet të jetë Portonovi

21/07/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Të gjitha arsyet përse kryefjala e pushimeve tuaja këtë verë duhet të jetë Portonovi

Askund tjetër veçse buzë detit, nuk mund të kalohen këto ditë të nxehta vere. Termometri shënon thuajse çdo ditë 40 gradë celsius dhe zgjidhja është të jemi sa më pranë bregdetit. Megjithatë jo të gjitha plazhet duket se të ofrojnë çdo gjë, duke bërë që shumë prej nesh të ndihemi të zhgënjyer pas pushimeve. Gjetja e një adrese, ku të ndiheni si në shtëpi, por në të njëjtën kohë të keni luksin e çlodhjen absolute është një sfidë, por jo për ata që tashmë e kanë zbuluar destinacionin më IN të kësaj vere. Ky i fundit është streha juaj perfekte e pushimeve. I rrethuar nga natyra, i gjendur buzë Adriatikut të kaltër, në gjirin e  izoluar Boka në Mal të Zi, Portonovi është resorti që do të ndryshojë një herë e mirë konceptin sesi pushimet e vërteta verore duhet të duken. Nga suitat dhe vilat e bukura deri tek përvojat e kulinarisë dhe mirëqenies, më poshtë po japim të gjitha arsyet se përse kryefjala e pushimeve tuaja këtë verë duhet të jetë PORTONOVI.





Kjo zonë e bukur e bregdetit të Adriatikut po shndërrohet në rivierën e re mesdhetare dhe në destinacionin e preferuar të shumë njerëzve dhe arsyet janë jo të pakta. Portonovi, resorti luksoz gjendet në një fshat turistik që gëlon nga jeta dhe gjallëria, ku çdo turist gjen atë që kërkon.


Vetëm një hap larg nga dera e rezidencës suaj, do të gjeni çdo shërbim, apo argëtim për t’i bërë këto pushime unike. Portonovi është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare. Ekipi i përkushtuar i resortit është i gatshëm t’ju ofrojë zgjidhje për më të voglin shqetësim, aq sa është vlerësuar dhe me çmime prestigjoze e të lakmuara të gjigantit të rezervimeve Booking.com.

Marrja me qira e një apartamenti apo vile në Portonovi, është gjithashtu vendimi i duhur kur bëhet fjalë për festimin e rasteve të lumtura dhe okazioneve mes njerëzve të dashur. Disa ditë të kaluara në Portonovi, në dukje thjesht si një arratisje e zakonshme, në fakt do të jetë shumë më shumë. Një qëndrimi luksoz me pamje nga deti, që nuk do ta harroni kurrë.

Nga apartementet për çiftet apo udhëtarët që kanë zgjedhur ta eksplorojnë Gjirin Boka vetëm, deri tek vilat e përshtatshme për familjet apo grupet shoqërore prej 8 personash në Portonovi, do të gjeni rezidencën që përmbush mësë miri kërkesat dhe dëshirat tuaja. Suitat me një, dy ose tre dhoma gjumi, janë të dekoruara me stil të pakohë, perfekte dhe ofrojnë pamje spektakolare nga deti, porti apo fshati turistik.  Rezidencat janë të pajisura me elektroshtëpiaket e fjalës së fundit dhe çdo eksperiencë e juaj do i kalojë pritshmëritë tuaja.

Luksoze, por në të njëjtën kohë praktike, këto rezidenca janë ndërtuar duke pasur në qendër të konceptit pushuesin. Suitata arrijnë deri në një hapësirë prej 360 metrash katrorë, me pishinë, disa tualete, kuzhinë dhe kanë çdo ambient për t’u ndjerë si në një shtëpi të dytë.

Zgjedhja e Portonovit si adresë pushimesh, do të jetë vendimi më i miri që mund të merrni këto ditë të nxehta. Në këtë resort nuk bëhen kompromise, sepse ju do të keni gjithçka që ju nevojitet për t’u ndjerë si në shtëpi, nga dyqanet dhe galeritë, te palestrat, klubet sportive dhe qendrat e mirëqenies.

E pasi të mbyllni derën e rezidencës për të shijuar atë çka ju ofrohet jashtë do të zbuloni se çdo kënd në Portonovi rezervon një surprizë. Porti i klasit botëror, një plazh privat me rërë, restorantet buzë detit, baret, dyqanet e qendrat që ofrojnë çdo shërbim të mundshëm, do të plotësojnë mësë miri tablonë e qëndrimit tuaj në këtë resort.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Nga sot e deri në shtator, ja si do ndikojë Venusi retrogradë tek shenja juaj e horoskopit

Nga sot e deri në shtator, ja si do ndikojë Venusi retrogradë tek shenja juaj e horoskopit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera