Një ish-punonjëse e kompanisë Mattel ka përshkruar përvojën e saj të punës për krijuesit e “Barbie”. Lara Ëeber ka shprehur përshtypjet më të mira për degën në Australi duke theksuar se ambienti i punës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që shfaqet në film.
“Ai ishte e kundërta nga ajo që ishte realisht të punuarit atje”, thotë ajo në videon e postuar në Tik Tok. Çdo ndarje e zyrës ishte me tematikën e lodrës ndërsa kishte zyra mbledhjesh si për Barbie, ashtu edhe për Hot Ëheels. “Ishte zyra më argëtuese dhe shumëngjyrëshe”. Ëeber shpjegon se pjesa më e madhe e funksioneve drejtuese mbahej nga gratë. Shefja e saj si dhe të departamenteve të tjera ishin gra. E reja shton se jo vetëm që e shijoi kulturën e ambientit të punës, por është edhe një prej “më të mirave” në të cilat ajo ka qenë pjesë.
Në filmin “Barbie”, Mattel u projektua ndryshe duke i bërë shikuesit të pyesnin veten nëse regjisorja Gerëig ishte e saktë. Ndjekësit e Ëeber reaguan me entuziazëm në postimin e saj pasi mësuan se në të vërtetë ambienti i punës ishte i ngrohtë dhe mikpritës.