Këngëtarja Morena Taraku bëri të ditur së fundmi se i është vjedhur banesa në Turqi. Ajo paralajmëroi edhe padi për kompleksin ku jeton, një prej zonave më luksoze. Ngjarjen e ka raportuar edhe televizioni i njohur turk “Shoë”, i cili ka shfaqur pamje nga rezidenca e Tarakut dhe ka bërë e ditur vlerën e dëmit që kap shifër marramendëse.
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, shkuan në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht thyen derën dhe hynë. I kanë marrë florinjtë nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë cash, ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 10 milionë lira (340,000 euro)”, raporton media turke.