Disa ditë pas publikimit të filmit “Barbie” rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin, i cili deri më tani ka fituar më shumë se 775 milionë dollarë në nivel botëror.
Një vajzë u nda nga i dashuri, pasi ai u ankua për temat feministe të filmit kur dolën nga kinemaja. Në TikTok, një grua tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij:
“Faleminderit, “Barbie” që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”
Theresa Arzate, 27 vjeç, nga Dallas, ndau në Twitter se reagimi i ish-të dashurit të saj në kinema ishte vetëm shtytja që i duhej për t`i dhënë duart.
Ai ishte një djalë i mirë, por ata kishin probleme shumë kohë përpara se të shihnin filmin. Përvojat e tyre të jetuara janë shumë të ndryshme dhe filmi ‘Barbie’ theksoi se sa ndryshe e shohin botën.
Megjithatë, jo të gjithë e shikojnë njësoj. “Barbie” ka nisur një luftë me burrat. Një kritik në Twitter e quajti filmin një “zgjim dy-orësh” plot “tërbim të nivelit bërthamor kundër burrave”.
Disa ekspertë, mes tyre Ben Shapiro dhe Piers Morgan, nuk e duan filmin. Shapiro tha se filmi, i cili me të vërtetë përfshin komente të shumta mbi feminizmin dhe patriarkalin, ndan burrat dhe gratë.