Katy Perry prezantoi linjën e re të çizmeve në Instagram, por modelet e reja nuk i kënaqën fansat dhe nuk pati komente të mira nga ndjekësit e saj. Taka e çizmes është në formën e një patkoi dhe vjen me shprehjen Good Luck. Këngëtarja ka postuar imazhin dhe shihen këpucët në ngjyrë ari të zezë, të bardhë dhe lëkurë gjarpri.
Komentet nuk kanë qenë aspak pozitive, edhe pse Katy e ka prezantuar këtë koleksion si “më me fatin që do shohim ndonjëherë”.