Për H&M Vjeshtë 2023, Baroku takohet me neo-noir-in me silueta romantike dhe të pasura, të përziera me të gjitha pamjet e lëkurës artificiale dhe xhinsit, frymëzuar nga fundi i viteve 1990. Shpatullat e theksuara, beli i ngushtë dhe linjat e zgjatura shfaqen në mesin e kostumeve, fustaneve të gjata dhe bluzave që tërheqin vëmendjen. Pëlhurat e tejdukshme, dantellat, detajet e të brendshmeve dhe zbukurimet me perla e lartësojnë çdo pjesë në mënyrë spektakolare, ndërsa një paletë neutrale ngjyrash: e zezë, e argjendtë, e toneve të tokës dhe e bardhë, e mban tonin të sofistikuar. Koleksioni lançohet më 14 shtator dhe do të jetë i disponueshëm në dyqanet në mbarë botën.
Udhëtimi i koleksionit Vjeshtë 2023 të H&M përshkruan romantizmin e epokës barok, por është i rrënjosur fort në të tashmen me një qasje jashtëzakonisht moderne. Linjat e gjata të kostumeve dhe streçeve kontrastohen me palat e fryra me volum të madh, bluzat me kravata oversize dhe xhinset me këmbë të gjera. Transparenca është thelbësore, duke evokuar një frymë sensuale dhe duke përdorur detajet e të brendshmeve në një mënyrë të re. Pamja, e kombinuar me lëkurë elegante artificiale ose me detaje dekorative, është njëkohësisht e thjeshtë dhe e pasur.
“Burimi ynë kryesor i frymëzimit erdhi nga filmat vizualisht mahnitës. Koleksioni është një përzierje elegante e referencave historike, por me një qëndrim jashtëzakonisht modern. Është interpretimi ynë bashkëkohor i romantizmit”, thotë Eliana Masgalos, Concept Designer në H&M.
Pjesët kryesore përfshijnë kostume me pantallona, fustane të gjata, funde tre-çereksh xhins dhe bluza të zbukuruara. Detajet femërore si perlat, fjongot, fluturat dhe tegelat janë kontrastuar me aksesorë dhe këpucë të dekoruar me detaje prej metali. Një prekje e lehtë e çizmeve të stilit kalorësiak përforcon romantizmin, ashtu si xhinset dhe bluzat me kapuç për pak stil ‘street style’.
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni [email protected]
H & M Hennes & Mauritz AB (publ) was founded in Sweden in 1947 and is quoted on Nasdaq Stockholm. H&M’s business idea is to offer fashion and quality at the best price in a sustainable way. In addition to H&M, the group includes the brands COS, Monki, Weekday, & Other Stories, H&M HOME and ARKET as well as Afound. For further information, visit hmgroup.com