Angelina Jolie ka shkruar shqip në postimin e saj të fundit të publikuar në rrjete sociale. Aktorja ka njoftuar se është publikuar edhe në Shqipëri dhe Kosovë libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren. Mesazhin, Jolie ua ka dhënë ndjekësve në gjuhën shqipe.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja.
View this post on Instagram