Lajmi se Neymar e ka tradhtuar sërish partneren e tij shtatzënë Bruna Biancardin bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë. Braziliani u pa duke u argëtuar në një klub nate në Barcelonë dhe pamjet qarkulluan menjëherë në media.
Së fundmi gazetari spanjoll Jordi Martin ka zbuluar identitetin e vajzës që ishte me Neymar. Thuhet se vajza në fjalë është mikeshë dhe ish-kolege e Clara Chia-s, partnerja aktuale e mikut të tij Gerard Pique.
Ajo quhet Carola Gil dhe përveçse ish-bashkëpunëtore e Chia-s, ajo është shoqja më e mirë e këngëtares Tini Stoessel. Sipas tij, Gil dhe Chia ishin takuar kur punonin si kamariere në një klub nate.
Gazetari ka shpjeguar: Ata janë takuar prej shumë muajsh, Carola ka udhëtuar disa herë në Paris për të qenë me Neymar. Madje ajo ishte në ditëlindjen e tij.
Kujtojmë që edhe Pique takohej me Clara Chian teksa ishte ende në një marrëdhënie me Shakirën!









