Dua Lipa është surpriza e filmit Argylle. Traileri është publikuar dhe Dua u shfaq bionde, së bashku me një kast të mbushur me yje. Këngëtarja, 28 vjeçe, me origjinë shqiptare shihet me një minifustan ari ndërsa merr rolin e të dashurës së Henry Cavill.
Traileri fillon me Duan, tepër joshëse, duke luajtur femrën fatale teksa në rolin e spiunes ajo i thotë në mënyrë joshëse agjentit Argylle: ‘Sigurisht që shpresoj të vallëzosh aq mirë sa vishesh’. Për të cilën ai thotë: ‘Ti do ta zbulosh’. Filmi do të shfaqet më 2 shkurt 2024.