Ish-banorja e “BBVK” dhe këngëtarja Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një interviste në “Class”.
Dy fjalë për pritjen e ëmbël:
“Mezi pres! Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti”, ka thënë ajo.